Udhëheqësi e Komandanti i Partisë së Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj, me rënien e Tij duke luftuar me armë në duar, dha mesazhin historik se tani e tutje s’ka dorëzim, s’ka më burgje, s’ka qeli për udhëheqësit dhe drejtuesit e mëdhenj të ilegalës shqiptare!
Ajo rënie heroike në dyluftim e betejë titanike e Udhëheqësit dhe Heroit të Kombit Rexhep Malaj, së bashku me shokun e bashkëveprimtarin e Tij, të riun revolucionar, Heroin e Kombit Nuhi Berisha, ishte kambanë alarmi për çdo veprimtar shqiptar të organizuar dhe u bë vija e kuqe për çdo organizatë ilegale politike, patriotike e atdhetare shqiptare në Kosovë e Vise!
Udhëheqësi Rexhep Malaj ra duke mbrojtur atë për të cilën kishte vepruar e jetuar gjatë veprimtarisë së Tij të bujshme revolucionare, duke u lënë brezave të ardhshëm shembullin se burgjet nuk do të mund të mbusheshin më me të burgosur politikë, atdhetarë shqiptarë!
Mosdorëzimi dhe qëndresa me armë e Udhëheqësit Rexhep Malaj u bë mesazh për brezat!
Pas Tij, Udhëheqësi e Heroi i Kombit Afrim Zhitia e Heroi i Kombit Fahri Fazliu, dhe më vonë UÇK me Komandantët e saj lgjendarë Adem Jasharin, Gjeneralët Fehmi Lladrovcin, Luan Haradinajn, Zahir Pajazitin e dhjetra e qindra të tjerë e bëri realitet platformën madhore të Komandantit të Partisë së Luftës së Kosovës, Udhëheqësit Rexhep Malaj!
Ismer Sylejmani,
Prishtinë, 25 Tetor 2026!




