Futboll

Munishi: Fusha i penalizoi të dy ekipet

Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit deklaroi pas ndeshjes me Llapin

“Ishte një ndeshje e vështirë. Llapi ka një ecuri të mirë dhe ka një skuadër të fortë, por ne analizuam ekipin e tyre dhe ata patën vetëm një rast të rrezikshëm me Drilon Fazliun. Por të kishim zhvilluar ndeshjen në një stadium tjetër, kishim treguar lojë me të mirë ne por edhe Llapi. Kjo fushë me shumë ka penalizuar Llapin se neve, pasi që ne kemi ndërmarrë masa që në pjesën e parë, pasi ka bërë formacionin me lojtarë që janë me të fortë fizikisht. Presim pranverën për të luajtur në “Zahir Pajaziti”, pasi aty mund të luajmë më mirë dhe të kënaqim tifozët me lojë sepse i kemi borgj. Ne përgatitemi ndeshje pas ndeshje, së pari kemi një ndeshje për Kupë, presim Malishevën dhe në fund luajmë ndaj Ballkanit”, tha Munishi.

You Might Also Like