Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shprehur mirënjohje për dy punëtorë të arsimit, të cilët pas një karriere të gjatë profesionale i kanë dhënë fund angazhimit të tyre në arsim.
Në një takim të organizuar për nder të pensionimit, drejtori i DKA-së, Jeton Rexhepi, priti zëvendësdrejtorin e SHFMU-së “Selami Hallaqi”, Fatmir Selimin, dhe profesorin e Shkollës Ekonomike “Marin Barleti”, Jakup Nezirin.

“Mirënjohje për një jetë të përkushtuar arsimit, respekt për punën dhe nderim për kontributin e dhënë ndër vite”, u shpreh Rexhepi.
Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre të gjatë, DKA-ja i nderoi Selimin dhe Nezirin, duke vlerësuar kështu kontributin e tyre të çmuar, përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar ndër vite.





