Te ndryshme

Në gjilan do të mbahen Takimet e enigmatëve të Kosovës – Garat në sajimin e gjëzave

 

MBAHEN TAKIMET E ENIGMATËVE TË KOSOVËS – GARAT NË SAJIMIN E GJËZAVE

– Më 24 tetor 2026, në Qytetin e Gjëzave – Gjilan, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës Enigmatike “HORIZONTI” organizojnë Takimet – Garat e Enigmatëve të Kosovës në sajimin e gjëzave. Takimi do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit “Fan Noli” në Gjilan, duke filluar në ora 11:00.

Gara e parë – Mburoja magjike 5×7:

Garuesit kanë për detyrë të përpilojnë një mburojë magjike 5×7, në të cilën duhet të përfshihet domosdoshmërisht fjala ENIGMAT. Formën e mburojës ju kemi paraqitur më poshtë. Gara në përpilimin e mburojës magjike, fillon që nga dita e shpalljes së njoftimit. oiPunimet duhet të dërgohen më së largu deri më 15 tetor 2026, në adresën: [email protected].

Gara e dytë – Anagrama:

Sajimi i anagramës do të zhvillohet më datë 24 tetor 2026, ditën kur edhe do të mbahet takimi i Enigmatëve. Tema dhe hollësitë e detyrës do t’u bëhen të ditura garuesve aty për aty.

Tri punimet më të mira në garën e mburojës magjike do të shpërblehen nga organizatori, ndërsa anagrama më e mirë që do të përzgjidhet nga juria profesionale, do të shpërblehet me një çmim surprizë! Qëllimi i këtyre Takimeve dhe Garave është afirmimi, zhvillimi dhe ruajtja e traditës së pasur të enigmatikës shqiptare. Për hollësitë e Takimit (agjendës), ju njoftojmë ne ditët në vijim.

Mirë se vini në Qytetin e Gjëzave – Gjilan!

You Might Also Like