Futboll

Ndeshja Drita – Ballkani përcillet edhe nga nënkulmi i shtëpisë

Tribuna në anën jugore të Stadiumit të Qytetit në Gjilan nuk ka e aty rëndom qëndronin adhuruesit e flaktë të Dritës “Intelektualët”, kur Drita ndeshjet i luante si vendase. Aty më nuk janë as tribunat e dikurshme, ngase ato janë rrënuar për t’i lëshuar tribunave të reja, të cilat tash e sa kohë (s’)po ndërtohen. Prej aty vije jehona e brohoritjeve të adhuruesve të Dritës, por jo nga tribunat, por nga një shtëpi aty afër, ku janë vënë zmadhueset e zërit.

Në anën tjetër të tribunës kryesore, ndonjë gazetarë, anëtar kryesie vendas ose mysafir, apo dikush tjetër që do të mund të ishte përvjedhur duke u paraqitur si mbledhës topash, mysafirë i rëndësishëm, ish-futbollist apo edhe futbollist që se pati fatin të ishte as rezervë.

Ndeshja Drita – Ballkani ishte në transmetim televiziv, por adhuruesit e Dritës i duan ndeshjet live, andaj disa prej tyre që ishin më të gjindshëm kishin zgjedhur që ndeshjen ta përcillnin nën kulmin e një shtëpie, aty afër ish tribunës qendrore. kryelajmi.com.

Intelektualë të vjetër

Intelektualë të flaktë

Intelektualë të së ardhmes

Gazetarë, fotoreporterë e kameramanë

 

 

 

You Might Also Like