Futboll

Drita përkujton ekonomin Naser Sylejmani

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e Dritës dhe të Ballkanit kanë nderuar jetën dhe veprën e Naser Sylejmanit, ekonom i SC Drita, i cili kishte ndërruar jetë ditë më parë. Futbollistët, stafi teknik dhe kryesia e të dy klubeve kanë bërë homazhe para një pankarti të ngritur për Naser Sylejmanin, në të cilin shkruante: “Naser ekonom – Dritës i mungon”. Lojtarët janë tubuar në mesin e fushës dhe kanë nderuar ekonomin e Dritës me një minutë heshtje, kurse në fushë janë lëshuar edhe pëllumbat e bardhë, për shpirtin e bardhë të cilin e kishte Naser Sylejmani.kryelajmi.com.

You Might Also Like