Gjilan

Në Gjilan u ndan 60 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale

Gjilan, 5 shkurt 2018 – Shoqata “Islamic Relief” përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ka dhënë donacion 60 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Drejtori i këtij resori, Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar këtë shoqatë e cila në vazhdimësi ndihmon Gjilanin, duke thënë se sado pak do të ndikoj në zbutjen e gjendjes për familjet me gjendje jo të mirë sociale.

Përndryshe, këtij aksioni i janë bashkangjitur nxënësit e shkollës se mesme teknike “Mehmet Isai”, duke grumbulluar 300 euro për mbështetje të kësaj kategorie.

You Might Also Like