Janë të parët në Superligën e Juniorëve në Kosovë, kurse ata po i provojnë forcat edhe me ekipe senior.
Pasi kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese me Bashkimin, juniorët e Gjilanit, që drejtohen nga Refik Rexhepaj kanë zhvilluar një miqësore me Kikën e Hogoshtit, të cilën e kanë mposhtur me rezultat 4:3.
Rexhepaj duket se e ka përgatitur mirë ekipin dhe me të drejtë besohet se kuq e bardhët e rinj cilësohen si një ndër favoritët për vendin e parë.
Në këtë kolektiv po bëhet punë e mirë, këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet në fushë, andaj kjo gjeneratë meriton edhe më shumë përkrahje.
Gjilani që i prin renditjes në këtë kategori, mposhti skuadrën që solli disa përforcime tejet cilësore gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të katër golat për Gjilanin i realizoi sulmuesi, Altin Aliu. Për Kikën shënuan Hasan Bajrami, Betim Syla dhe Bujamin Xhemaili.