Gjilan

Në PDK-në e Gjilanit zhvillime të papritura

 

Pas situatës së krijuar papritur me qëndrimin e disa këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës, Kryesia e Degës së PDK-së me datë 16.12.2019 mbajti seancë të veçantë në të cilën e shqyrtoi përmbajtësishtë qëndrimin e tyre dhe doli me këto:

KONKLUZIONE

  1. U konstatua se këshilltarët në fjalë, me veprimin dhe qëndrimin e tyre i bënë dëm publik Degës së PDK-së në Gjilan dhe Partisë në përgjithësi.
    2. Kryesia e degës distancohet qartë nga veprimet e pakoordinuara dhe pa konsultim të këtyre këshilltarëve me grupin e këshilltarëve si tërësi dhe me kryesinë e degës.
    3. Kryesia me unanimitet të plotë u distancua nga këto veprime të këtyre këshilltarëve dhe ky distancim do të vlejë deri në një vendim tjetër të saj në ditët që vinë rreth kësaj problematike.
    4. Asnjë veprim apo paraqitje publike e ndonjë individi pa harmonizim me kryesinë e degës dhe në frymën e programit të saj nuk konsiderohet akt i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.
    5. Kryesia e degës diskutoi në frymën e tolerancës dhe unitetit të plotë në degë dhe në këtë ambient mori  qëndrim që këtyre këshilltarëve tu jepet mundësia e komunikimit me degën (me Kryetarin e degës, kryesinë dhe me grupin e këshilltarëve) me qëllimin e vetëm që këta këshilltarë t’i kthehen shpejt dhe qartë agjendës politike dhe programit të punës të degës së PDK-së në Gjilan e që është plotësisht në funksion të zhvillimit dhe mirëqenës së qytetarëve të Komunës tonë.

    Gjilan

Kryesia e Degës

16.12.2019

 

You Might Also Like