Gjilan

Morina-Bunjaku: I bëj thirrje institucioneve të të merren më intensivisht me trajtimin e pandemisë

Këto ditë jemi tronditur me lajmet për vdekjen e shumë qytetarëve të Gjilanit nga virusi Covid 19. Nëna bashkë me djalin e saj nga fshati Zhegër, fotografi i njohur dhe i respektuar Shaip Dubova e shumë qytetarë të zellshëm të Komunës tonë humbën jetën nga virusi Covid 19.
I bëj thirrje institucioneve të Kosovës të merren më intensivisht me trajtimin e pandemisë. Publikisht kanë filluar ta pranojnë se kanë gabuar. Por, në këto situata tragjike gabimet janë të papërmirësueshme. Nevojiten më shumë qendra për vaksinim e më shumë vaksina, sepse ka shumë qytetarë të cilët po ankohen se nuk po mund të gjejnë termine për t’u vaksinuar.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit për vdekjet e fundit të qytetarëve nga Covid 19.

You Might Also Like