Viti

Në Pozharan inspektorët kontrollojnë lokalet se si po zbatohën masat kundër përhapjës së Pandemisë KOVID 19

 

Edhe në qytezen e Pozharanit, sikur edhe në  qendren komunale në Viti, inspektorët  e Drejtorisë së Inspekcionit kanë vazhduar me kontrollimin e lokaleve –restoraneve dhe kafiterive  duke mbikqyrë se si janë duke u zbatuar masat kundër përhapjesë së pandemisë së  KOVID 19.Në takuam disa nga inspektorët  të cilët kryenin  kontrolle në lokalet e kafiteritë e Pozharanit.Gjatë bisedës me ta ata theksuan se janë duke vijuar të kontrollojnë  lokalet dhe kafeteritë dhe restorantet se sip o respektohën masat e parapara nga Qeveria në detyrë .Ata bënë të ditur se Inspektime, kemi  pasur sot në Pozharan është pasi sot ditë tregu dhe ka shtim të njerëzve.Sipas tyre lokalet po kontrollohen për të parë nëse iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve, për pastërti, masa mbrojtëse dhe distancë mes njerëzve. Bushat Zuka njëri nga inspektorët, tha se kanë hasur në disa parregullësi të vogla dhe u kanë tërhequr vërejtjen pronarëve të lokaleve, duke u kërkuar që të veprojnë sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.Sipas tijë  në këtë komunë situata është e qetë dhe nënkontrroll, përkundër tentimeve të disa kafiterive që të pranojnë klientë brenda apo të thyejnë rregullat tjera kundër virusit Korona.Ndryshe kafiteritë dhe sektori gastronomisë janë rihapur që nga data 18 maj, që përfshihen në fazën e dytë të qeverisë për zbutjen e masave, ndërsa kanë të drejtë të ofrojnë vetëm shërbimin ‘merre me vete’.Do theksuar se komuna e Vitisë, ishte komuna e parë në Kosovë, ku u qfaq Koronavirusi  qysh me 13 Mars por  ka më shumë se tri javë e nuk është shenuar asnjë rast I infekcionit , kurse në tërësi komuna kishte 53 të infektuar por që të gjith ishin shëruar dhe fatmirësisht  nuk pati të vdekur nga Kovid 19.Aziz Zuka

You Might Also Like