KULTURA

Në Stubëll të Eperme të Vitisë u mbajtën Manifestimet tradicionale kulturore e shkencore “Takimet e Dom MIkelit”

Në Stubëll të Epërme të Vitisë u mbajt manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

• Lutjet e mëngjesit kushtuar Dom Mikel Tarabulluzit, mësuesi i pare i shkollës së parë Shqipe në Kosovë

• Tribuna shkencore në shënim të 135-vjetorit të lindjes dhe 52-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit: Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë, folës u paraqitën: dekani i Fakultetit “Kadri Zeka’ nga Gjilani z. Bajram Kosumi, Prof. Shaban Sinani, etj.

• Ora e madhe letrare me poet nga mbar trojet shqiptare. Pas paraqitjes së shumë poetëve. Juri ndau tri vendet e para ku vendi i parë ju nda Ahmet Selmanit, vendi I dytë Zana Pira dhe vendin e tretë e ndan Rozafa Shpuza dhe Irena Gjoni. Pas pjesës së parë shkencore, e cila u mbajt me temë: “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referuan autorët: Bajram Kosumi nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan; Shaban Sinani QSA nga Tirana; Skënder Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, u mbajt edhe Ora e Madhe letrare shpërblyese, e cila ishte njëra nga pikat e radhës që zgjoi interesim të madh tek artdashësit e kësaj pjese kulturore.

Juria e përbërë nga Prend Buzhala, krijues e kritik letrar, Qibrije Demiri, profesoreshë e Universitetit dhe Naime Beqiraj, krijuese e gazetare, i dalliuan disa nga krijueset femra, të cilave ju dhanë vendet e para dhe të dyta për poezi. Andaj kësaj here, për çmimet e fituara të gjinisë femërore, juria në fjalë ndau çmimin e parë për poezi poetet: Irena Gjoni dhe Rozafa Shpuza. Ndërsa, vendin e dytë zunë Zana Pira, poete nga Pozharani dhe Zade Kuqi, poete.

Po ashtu, poezia më e mirë e Orës së Madhe letrare ishte e Ahmet Selmanit, (poet nga Shkupi), me titull: “Letra e Mikel Tarabolluzit” (ose Lazër Mjeda nga Shkupi), e cila poezi e mori çmimin “Agim Ramadani” në këtë manifestim kulturor. Pas kësaj Ore letrare, organizatori ndau edhe një çmim të Shoqatës së këtij fshati për Shtjefën Demaj, mësues veteran nga kjo anë. Në fund,për të pranishmit të u cfaq nje program I larmishëm kulturor- artistic./Aziz Zuk

You Might Also Like