Në ora 07:00 janë hapur 4 pikat e vend votimit e që do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
Janë 2950 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
Sipas KQZ-së deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht.
Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin që përfaqësuesit e tyre të i përfaqësojnë denjësisht..
Ndryshe, në garë janë 2 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka”: Rinia Studentore – Kadri Zeka dhe Unioni i Studentëve – Gjilan
Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.