Libri

Nga një krimb u bë një flutur

Tahir Dalipi
Nga një krimb u bë një flutur,
Nga një flutur prit veç krimba!
Hanë gjithçka, veç s’hanë të lutur,
s’ke pse pyet: si s’iu dhimba?!
S’njeh më dorë të shpëtimtarit,
që e shpëtoi prej acarit,
që i ndenji pranë karshi gjahtarit,
që i dha ar për kurorë t’arit.
Dhe ec krimbi e përdridhet,
si rospi që kund nuk lidhet.
s’e di mekamin e të paudhës:
s’e ka çdo kurvë “fatin e kurvës”.

You Might Also Like