Sportet me dorë

KB Drita humb bindshëm, kësaj radhe nga Trepça

Skudra e Trepçës e kaloi pa taleshe pengesën e Dritës, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 57-117.

Drita luftoi vetëm në çerekun e parë e Trepçën (17-22), kurse skuadra mitrovicase pas çdo çereku e thelloi epërsinë për ta regjistruar fitoren e radhës.

Samir Zekiqi me 19 pikë, ishte më i dalluari te skuadra mitrovicase. U dalluan edhe Drilon Hajrizi me 16 pikë e 10 asistime, Corban Collins me 14 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Andrew Gordon me 13 pikë e 11 kërcime.

Te Drita u veçuan Qëndrim Demi me 19 pikë, Isaiah Johson me 13 pikë e 12 kërcime dhe Laurant Ibrahimi me 10 pikë.

Trepça ka bilans prej 11 fitoreve e 6 humbjeve, kurse vazhdon seria pa fitore e Dritës. Skuadra gjilanase ka 0 fitore e 17 humbje rresht.

Në xhiron tjetër Trepça e pret Pejën, derisa Drita takohet me Prizrenin.

You Might Also Like