Gjilan

Një vizitë në përkrahje të qendrave të cilat kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morrina Bunjaku, së bashku me bashkëshorten e kryetarit, Gafurre Hysenin, psikologën, Vjollca Zymberi Devajën, pskologën dhe asambleistën Mimoza Kadriun, profesoreshën Lindita Nebiu Hysenin, në rolin e prindit me fëmijë në spektrin e Autizmit si dhe Sabrije Dërmaku Nuhiun në rolin e prindit me fëmijë me Sindromë Down të cilat ballafaqohen me sfida të ngjajshme, kanë zhvilluar një aktivitet të veçantë dhe mjaft domethënës në qendrat e kujdesit për fëmijët me aftësi të kufizuar si qendra Pema, qendra Down Syndrome dhe Fondacioni për Edukim Specia.

“Këto vizita u realizuan në këto qendra për të treguar mbështetjen dhe kujdesin tonë të vazhdueshëm”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e Gjilanit, bashkë me gratë e tjera shpërndanë edhe disa dhurata simbolike si institucion.

Ajo shtoi se patën rastin të bashkëbisedojnë me prindërit dhe stafin për përvojat, sfidat dhe nevojat që kanë në përditshmëri.

“Ishte një moment i ndjeshëm, por edhe motivues, që na rikujton rëndësinë e solidaritetit dhe përfshirjes së gjithsecilit në këtë kauzë”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja premtoi se do të jenë gjithmonë në krah të tyre – duke dëgjuar, përkrahur dhe vepruar për të krijuar kushte më të mira për çdo fëmijë.

You Might Also Like