Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në ballafaqim me Prishtinën në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ndonëse nuk e ka fshehur se me pak fat do të mund të fitonin gjithë ndeshjen.
Ai ka thënë se ekipi nuk e ka nisur mirë ndeshjen, ngase shumë herët ka pranuar gol, por siç ka shtuar Nuhiu lojtarët e tij nuk e humbën qetësinë dhe me urti e menaxhuan situatën duke nivelizuar lojën e më pas edhe duke e marrë lojën në dorë, për të barazuar më pas.
“Mendoj që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagoj mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim. Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur të fitojmë”, deklaroi Nuhiu.
“I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, tha ia.
Në duelin e radhës FC Drita takohet me rivalin e përbetuar Gjilanin, teksa kryeson kampionatin me katër pikë para tyre, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të edicionit.