Ardian Nuhiu ka debutuar me sukses në stolin e FC Dritës, teksa ka realizuar fitore madhështore në derbi lokal ndaj Gjilanit me rezultat bindës 3-1, shkruan Gazetasheshi.com.
Tekniku shkupjan është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në ndeshjen e tij të parë si shef i shtabit teknik te bardh e kaltërit, derisa ka falenderuar drejtuesit e klubit për besimin.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Por, më tepër jam i lumtur për futbollistët, pasi që ata e kanë merituar një fitore të tillë. Është një punë e përbashkët me Profesor Duron dhe jo vetëm e imja. Dua ti falenderoj drejtuesit e klubit për besimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ç’rast krijuam shumë dhe me meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.