Futboll

Nuhiu: Pushimin do ta shfrytëzojmë për të qenë edhe më bindës në ndeshjet e radhës

Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes me Malishevën:

“E filluam mirë ndeshjen. Pas pranimit të golit, pritja e penalltisë nga Faton Maloku ishte vendimtare. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por duhet të përqendrohemi dhe të vazhdojmë të punojmë gjatë këtij pushimi ku do të ketë ndeshje të përfaqësueseve. Pushimin do ta shfrytëzojmë për t’i përmirësuar disa gjëra brenda grupit dhe për të qenë edhe më bindës në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

You Might Also Like