Komuna e Vitisë është përfituese e një fushe ndihmëse, kurse ekipi i vetëm i Superligës nga kjo komunë, Vllaznia e Pozharanit beson se e drejta u takon atyre që këtë fushë ndihmëse ta kenë pikërisht në Pozharan. Ndryshe ka vendosur Kuvendi Komunal i Vitisë, i cili ka paraparë që fusha të ndërtohet në Sadovinë të Jerlive, që është 17 kilometra larg Pozharanit.
Pasi kanë marrë një njoftim të tillë, drejtues të KF Vllaznia menjëherë kanë dalë me deklaratë, duke kërcënuar se opision është edhe braktisja e garave, nëse lokaliteti i tyre nuk është përfitues i kësaj fushe.
Ja njoftimi i plotë i KF Vllaznia
Komunikatë nga Kryesia e Kf Vllaznia Pozheran !
Njoftim: Vllaznia e Pozheranit përsëri rishikon vazhdimin e garave ne SuperLigen e Kosoves,te dashur Pozheranas, te nderuar udhëheqës Komunal, e nderuara Federata e Futbollit të Kosoves dhe ju media te shkruara dhe elektronike!!!
Pas shum e shum problemesh financiare dhe organizative Vllaznia e Pozheranit u duk se e murr veten dhe angazhoi trener dhe lojtar per vazhdimin e garave, por sot me datë 29/01/2018 vjen goditja thuaja se vdekje prurëse nga Kuvendi Komunal i Vitiës qe fusha ndihmëse per stërvitje te zhvendoset ne fsh.Sadovine e Jerlive që nga Pozherani deri ne Sadovine eshte 17 Km larg. Ne ende nuk kemi fushe ku ti zhvillojme ndeshjet kampjonale e mos te flasum per fushe ndihmëse, ne menduam qe sado pak do te na mundesohet qe stervitjet ti zhvillojme pa shpenzime te udhetimit por edhe kjo na u MOHUA. Vallë a kemi motiv te vazhdojmë më tutje të egzistojmë!!!???
Kryesia e KF Vllaznia !!