E paraparë të mbahet nesër (e premte) në sallën e Shkollës së Muzikës, mbledhja e Asamblesë Komunale të Gjilanit sërish është shtyrë për ndonjë ditë tjetër.
Edhe kësaj radhe në njoftimin zyrtar është thënë se kjo po bëhet për shkak të mosfunksionimit të rrjetit, gjë e cila e pamundëson transmetimin e drejtpërdrejtë të punimeve të Asamblesë Komunale të Gjilanit.




