Betim Halimi ish portier I Vllaznisë së pozharanitm Dritës dhe Hajvalisë është njëri ndër portieret më të talentuar në Kosovë dhe si portier e ka nisur mjaftë mirë këtë vit aventurën në kampionatin ukrainas.
Vetëm një muaj më parë që nga prezantimi i tij, me Olimpik Donetskun,anëtarë I Supërligës ukrainase Halimi ka nisur të lë gjurmë.
Ish portieri i Vllaznisë së Pozharanit ku i morri edhe hapat e parë si portier dhe Dritës së Gjilanit, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit mars nga votat e tifozëve.
“Betimi luajti në tri ndeshje me Olimpikun, duke treguar veten në ndeshjet me Arsenalin, Alexandrian dhe Dynamon e Kievit, ndaj të cilave e shpëtoi disa herë skuadrën e tij”, shkruan “olimpik.com.ua”.
Olimpik garon në elitën e futbollit ukrainas.Aziz Zuka