OPINION

Projekti Mirusha dhe Autostrada do të duhej të ishin dy nga prioritetet e Komunës dhe Qeverisë

  Shkruan: Refik HASANI

Qyteti i Gjilanit, që nga viti 1999 është përballur me problematikën që është quajtur dhe pati emërtime nga më të ndryshme,si Moçali i Livadheve te Mulliri i Arapit, Dinosauri i Gjilanit, Këneta e Zabelit, deponia e Ujrave të zeza,etj. Kaluan të gjitha legjislaturat për Kuvend Komunal të Gjilanit dhe për Parlament të Kosovës ende çështja e lumit Mirusha, Stanishorka dhe Uji i Banjës nuk është zgjidhur tërësisht.  Edhe pas këtyre viteve nuk u eliminuan plotësisht ujrat e zeza, kundërmimi, mushkonjat. Kjo hapsirë është shëndërruar në një zonë të kontaminuar, dhe egziston kërcnimi nga ndonjë epidemi të përmasave të mdha. Edhe pse për të gjitha këto vite, e këto legjslatura dhe gati dy dekada niveli Komunal dhe ai qendror  ishin plotë gojën premtime por që nuk i realizuan. Këshilli Organizativ i Lagjes Zabel bëri shumë më shumë aktivitete se disa subjekte politike të Gjilanit pasi organizoi takime,tubime e disa debate publike, peticione e protesta  me qëllim të informimit, sensibilizimit dhe alarmimit para  të gjitha instancave lokale dhe qendrore.  Ky projekt do të duhej  të jetë një nga prioritetet.

Autostrada nga Prishtina për  Bujanoc përmes Gjilanit e kemi theksuar në dhjetra shkrime e paraqitje publike  është dhe do të duhej trajtuar  një nga prioritet për  Gjilan dhe Anamorav. Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për fillimin sa më parë të këtij projekti kapital për këtë trekëndësh. Autostrada është më shumë përgjegjësi e Parlamentit dhe Qeveris, por ka munguar edhe angazhimi konkret i Kuvendeve Komunale që asnjëher nuk kan caktuar një pikë të rendit të punës dhe nuk i kan rekomanduar qeverisë dhe Parlamentit për domosdoshmërin e ndërtimit të Autostradës.    Fillimi  i Autostradës nga   Prishtina për Bujanoc, përmesë  Gjilanit është dashur të niset  për  ta lidhur Anamoravën  dhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë me Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe  Preshevë. Rruga e kombit është dashur të niset nga Gjilani, përmesë Gjilanit që do të mbulonte Anamoravën dhe   trekëndëshin  kufitarë  Gjilan-Kumanovë-Preshevë. Kjo rrugë do të lidhte edhe me korridorin e rrugës së shtatë që lidhet Beograd-Shkup-Athinë, por e veçant e ksaj është edhe që është shumë afër me Bullgarin.

Projekti  i rregullimit  të Lumit Mirusha ujrave të zeza dhe Autostrada do të duhej të ishin dy nga prioritetet e legjislaturës së zgjedhur nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe legjislatura e gjashtë e Parlamentit të Kosovës nga zgjedhjete e 11 qershorit të sivjetëm.

Autori është i diplomuar në Master Shkencor, përfaqësoi  Këshillin Organizativ për rregullimin e ujrave të zeza në Lagjën Zabel themeluar  në vitin  2005,ish-Këshilltarë Komunal në  KK Gjilan në legjislaturën 2009-2013,propozoi formimin  e  komitetit  për bashkëpunim ndërkufitarë.

You Might Also Like