Shkruan: FLURIM ARIFI
Të gjithë jemi dëshmitar, si qytetar, aktivistë partiak, shoqëri civile etj, këtyre ditëve rreth zhvillimeve politike që janë duke na rrethuar 24/7 në javë. Kush do ta formoj qeverinë, kush i ka ‘numrat’ cili/cilët po e përkrahin këtë koalicion apo atë grupacionë etj. Por ajo që është e sigurt është që në cilin do variacion, Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që të jetë pjesë e kësaj qeverie, Partia Demokratike e Kosovës është parti e formuar në bazë të themeleve të çlirimtarëve ku së fundi ishin mbledhur në të lavdishmen Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me ndihmën e aleatëve solli në realitet ëndrrën e ka hershme të popullit kosovar, për liri e demokraci, Republikën e shtetit tonë. Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Kadri Veselin ka dëshmuar një udhëheqje të pashembullt dhe të munguar deri më tani skenës politike kosovare, nën udhëheqjen e Kadri Veselit, Parlamenti i Republikës së Kosovës, frymoj lirë, hapi debatin, krijo mundësi për të gjitha grupet e interesit që ti shprehin qëndrimet e tyre, e qe besa parandaloj një ‘konflikt’ të mundëshëm në mes vëllezërve. Kadri Veseli Partia Demokratike e Kosovës në gjirin e saj ka shumë gra dhe burra që kanë dëshmuar lidership dhe patriotizëm ndaj këtij vendi. Nevoja që ky potencial të shfrytëzohet për të mirën e këtij vendi në këtë kohë është urgjente. Të gjithë e dimë që Kosova këto vite në vijim do të ketë shumë proces që presin të fillojnë apo të përfundojnë, Gjykata Speciale (një fatkeqësi) Asociacion i Komunave Serbe, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi etj, të gjitha këto proces kërkojnë një udhëheqje të fort, të guximshme, vizionare e stabile, këto parakushte i plotëson Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka dëshmuar që dinë ka guxim dhe kurajë që ti prij proceseve të rënda që i ka pas shtetin jonë në vite paraprake. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës do të jetë shtylla e Qeverisë së ardhshme në krye me Gjeneralin Hardinaj.
Flurim Arifi, Anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan