OPINION

Qenar Çeshmja, kishte një celulë ushtarake nga viti 1990 deri në vitin 1994

Shkruan: Xhevat Latifi
(Ky shkrim ështē mirënjohje e punës atdhetare të Hamdi Zymberit, Zijadin Demit dhe Nazif Kqikut të cilët nuk jetojnë më fizikisht)
Në pranverën e vitit 1990, strukturat organizative të Ministrisë së Mbrotjes së Republikës së Kosovēs ishte shtrirë edhe në lagjen gjilanase Qenar Çeshmja! Së pari ishte thmeluar shtabi prej 5 vetave e më pas detyra më e veshtirë ishte gjetja e pjesëtarëve që do të formonin grupet operative, ngase çdo refuzim nënkuptonte se mbetej mundësia e dekonspirimit. Shtabi po thuaj në 97 % të rasteve nuk u refuzua nga askush dhe kështu shumë shpejt u formuan tre grupe operative me nga 10 pjesëtarë, por te cilat vepronin pa pasë ndërlidhje me njëra tjetrën pos me shtabin, që kishte detyrat e ndara te operativës dhe logjistikës.
Nē verën e 1990, grupet nisën ushtrimet e tyre tekniko-ushtarake. Ushtrimet një kohë të gjatë u maskuan nën petkun e nje grupi sportiv, ndërkaq ligjeratat me libra ushtarakë, hartat topografike, demonstrimet e ndjeshme me armë u mbajtēn nē shtëpitë e çdo anëtari, andaj me plot krenari mund të thuhet se këto grupe ushtrimet dhe përgatitjër ushtarake me një disiplinë dhe përkushtim jane mbajtur mbrenda Kosovës.
Shtabi dhe grupi i parë, ka realizuar aksionin e marrjes nga zyrat e komunës që administroheshin dhunshëm, të gjithë materjalit të Lidhjes së Vëzhguesve, materjale këto të cilat përpos armēve kishin të gjitha materjalet tjera ushtarake.
Grupi poashtu ka përcjellur nga afër garnizonin e ushtrisë në Zabel të Sait Agës dhe ka qenë i gatshēm të intervenojë në krizat e atyre viteve. Grupi ka qenë aktiv në përkujdesjen dhe sigurimin fizik të shumë aktiviteteve dhe organizimeve të asaj kohe.
Arrestimet e pjestarëve të Ministrisë së Mbrotjes ka lēkundur organizim e grupeve, por Shtabi dhe grupet nē lagje kanë vazhdur deri në pikën e fundit të mundshme të mbajnë aktivitete që rrezikonin me jetë ndërkohë që u shtuan aktivitetet e sigurimit serb për të kapur rrjetin e organizimit.
Pjesëtarët e grupeve së lagjes meritojnë rrespektin dhe mirënjohjen për sakfrificën e tyre. Po thuaj askush nga ta nuk kanë promovuar sakrificën e atyre viteve!
Përkundër bisedave të shumta informative, survejimeve të policies grupet nuk u dekonspiruan kurrë. Në pikën kritike, që të mos zbuloheshin, tre nga anëtarët ikën në azil në Perëndim, por anetarët tjerë vazhduan ndershēm jetën dhe punën e tyre me aktivitete të ndryshme dhe me daljen e UÇK-së disa iu bashkangjiten luftës për liri.
Fëmijët dhe familja e Hamdi Zymberit, Zijadin Demit dhe Nazif Kqikut, në respekt të sakrificës së tyre, do të ishte mirë të kenë në mur mirënjohjen qytetare.
Edhe pjesētarēt e tjerë të gjallë të këtij organizimi, modestinë me një anë, e meritojnē Mirënjohjen qytetare, për guxim, besnikëri dhe përkushtim ndaj Republikës në themele të ndertimit të saj!
Ata i besuan Republikës!

You Might Also Like