Futboll

SC Gjilani angazhon një futbollist të FC Schaffhausen

port Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.
22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese.

You Might Also Like