Futboll

SHKOLLA E FUTBOLLIT KOHA FINALIST – NËNKAMPIONË të turneut “ULPIANA CUP ALBANIA 2019” për grupmoshën U-11

Futbollisti ynë Blerton Haziri është shpallur golashënuesi më i mirë i turneut, në grupmoshën U-11, me 9 gola të shënuar. Futbollisti ne fjale aktivizohet ne Gjermani ne rajonin e Berlinit, derisa ne 5 javët e fundit stërvitet individualisht nga trajneri me licence B te UEFA-s Mr.Sc. Arben Zeqiri… Rezultat fantastik nga ky grup futbollistësh kur kemi parasysh faktet që ishim: -debutues në këtë turne masovik; -ishte turneu dhe gara e parë për ne si ekip; -kemi vetëm 9 muaj ekzistencë-jetë si shkolle futbolli; etj.

Të nderuar dhe shumë të dashur prindër ! Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj ndaj meje, që unë të jam kujdestarë-prind i fëmijëve tuaj për një javë ditë rresht. Keni fëmijë të mrekullueshëm, e ne futbollistë shembullor-talente të futbollit, për të cilët mund të konkludoj pa asnjë hezitim se dëshmuan: edukatë të lartë familjare e qytetarie, respekt reciprok të vazhdueshëm, edhe më shumë u shoqërorizuan, u edukuan, u arsimuan e u zhvilluan, u vëllazëruan dhe përfundimisht familjarizuan ndërmjet vete, fituan e u gëzuan tërë kohën së bashku, meqë këtë ndjenjë ua sjell sporti e konkretisht futbolli në këtë rast, duke e fuqizuar dhe vulosur përfundimisht moton e ideuar të komunitetit tonë : JEMI VËLLEZËR-JEMI FAMILJE !… Më meritorët për këtë sukses janë fëmijët – futbollistët, të cilët dhanë gjithë potencialin e tyre që e kanë për lojën e futbollit, derisa finalen e humbëm duke e pasur parasysh lodhjen që na kaploi meqë i zhvilluam tre ndeshje për vetëm 10 orë që është mbingarkesë për shëndetin dhe organizmin e fëmijëve, por një gjë të tillë na e diktuan kushtet atmosferike meqë një ditë më parë kishte të reshura shiu pandërprerë në Golem. Nga organizatori i turneut z. Bekim Kryeziu kemi marrë komplimentet më të mira të mundshme për organizim dhe funksionim, të ekipit, për disiplinën, rendin dhe rregullin që kemi mbajtur gjatë gjithë kohës, duke qenë shembull për të gjithë të pranishmit dhe ekipet pjesëmarrëse…

You Might Also Like