Futboll

Sërish pësojnë në fund

Vllaznia e Pozharanit, debutuese në Superlign e Kosovës në futboll ka zhvilluar ndeshjen e parë si vendas, para shikuesve të vetë  edhe atë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ngase fusha e saj në Pozharan nuk i plotëson kriteret.

Në pjesën e parë të lojës, Vllaznia ishte ekip më i mirë dhe pati disa raste, por ato nuk i shfrytëzoi e në momente të ndryshme të ndeshjes, Bekim Isufi, trajner i Vllaznisë ishte shumë i zëshëm, andaj atij disa herë iu tërhoq vërejtja nga gjyqtari Besfort Kosumi.

Në pjesën e dytë Vllaznia pati një rast ideal për të shënuar gol, por portieri mysafir Ademi shpëtoi gol të sigurt. Në minutën 56, Rron Statovci shkaktoi penalti, kurse përgjegjësinë e mori Mentor Zhdrella, i cili e huqi atë.

Bekim Isufi, trajner i Vllaznisë edhe njëherë ka protestuar ashpër dhe gjyqtari Kosumi e dërgoi atë në tribuna, kurse që nga minuta 59, Vllaznia mbeti pa kryetrajnerin e saj në bankinë.

Në çerekun e fundit ndeshja është bërë shumë interesante sa në njërën anë sa në tjetrën pati raste Zhdrella pati rast të mirë në minutën 80, kurse Kaçiku i vendasve në minutën 84 për pak gjuajti jashtë porte. Tre minuta më pas ka shënuar Miran Maksuti dhe mysafirët erdhën në epërsi që e ruajtën deri në fund.

You Might Also Like