Një penalti e dhënë për Lirinë ka përcaktuar fituesin në ballfaqimin Liria – Gjilani. Në një ndeshje që është karakterizuar me numër të madh të kartonave të verdhë 11 sish, por edhe dy të kuq, është interesant se të dy kartonët e kuq iu dhanë futbollistëve të Gjilanit, fillimisht Leotrim Bekteshit, në minutën 72 që u zverdh për të dytën herë me radhë e më pas në fund të ndeshjes është ndëshkuar edhe kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati.
Ndryshe të vetmin gol në këtë ndeshje e ka shënuar Visar Berisha nga pika e bardhë.
Me këtë humbje, Gjilani humb edhe më shumë garën me kryesuesit dhe tash është në pozitën e gjashtë me 13 pikë të tubuara, derisa menjëherë pas tyre pozicionohet Liria me një pikë më pak.
Në xhiron e ardshme, Gjilani do të luaj në fushë të vet kundër Hajvalisë, derisa Liria i shkon Feronikelit në Drenas.