
Shkruan: Faik Zyiazade
Zeja e armëpunuesve apo siq janë quajtur dyfekçinjtë në Gjilan sipas të dhënave nga literatura ēshtë zhvilluar gjatē shekullit XIX kur egzistonin 5 punëtori të armëpunuesve.Pos me prodhimin dhe riparimin e armëve tē ndryshme ata prodhonin edhe thika, brisqe, kuti dhe prodhime të ndryshme nga metali.
Gjatë viteve 1879-1883 në Gjilan përmendet një dyfekqi-armëpunues me emrin Osman agë Mustafa muhaxher nga Leskovci.
Pastaj si armëpunues kemi mjeshtër Riza Demirin (1868-1943) i cili e ka ushtruar zanatin prej vitit 1898 e deri në vitin 1943 kur edhe vdes. Me te për një kohë kanē punuar edhe djemtë e tij Ismajli dhe Syla.
Si armëpunues prej vitit 1938 ishin edhe vëllezërit Idriz dhe Ismajl Musliu. Kēta nē të njejtën kohë punuan edhe si metalpunues agjustator,në mirëmbajtjen dhe rregullimin e makinave pēr fshirje e grurit,riparimin e makinave tē qepjes,bicikllave por edhe bēnin mulli tē kafesë, shkrepsa, kuti duhani etj.
Idrizi ishte edhe armëpunuesi i fundit në Gjilan.
Shēnim: Më gjerësisht rreth zejës së armëpunuesve keni librin “Zejtaria e Gjilanit” i cili gjendet në shitje tek libraritë “Alfabeti” tek shkolla “Thimi Mitko” dhe libraria “Abetarja” përballē shkollës Selami Hallaqi”.



