SC Gjilani ka njoftuar për nënshkrimin e rradhës, Shqiprim Taipi është zyrtarisht lojtar i kuqebardhëve.
Mesfushori me tipare difensive, vije pas një sezoni të kaluar në ligën e Kazakistanit, te skuadra e Kaspiy Aktau, shkruan Gazeta OLLE.
Taipi do jetë një forcë shtesë për skuadrën e Gentian Mezanit, ndërsa stërvitjet i ka filluar ditë më parë me skifterët.
Gjilani po lufton fuqishëm për të u larguar nga pozita që dërgon skuadrat në Play Out, ku në fundjav pret Dukagjinin në shtëpi.
/Gazeta OLLE/