Futboll

Shuhen shpresat e Dritës për titull, më nuk është i sigurt as vendi i dytë

Drita dhen Feronikli ’74 kanë luajtur baras, në njërën nga ndeshjet më të dobëta të Dritës në këtë stinor, e cila së paku me fitore eventuale do të luftonte për titull ose edhe për vendin e dytë, por ky rezultat përfundimisht e largon nga lufta për titull, derisa më as vendi i dytë nuk është i sigurt, shkruan kryelajmi.com.

Në një ndeshje ku nuk pati shikues, lojtarët e Dritës sikur nuk patën motiv të bëjnë diç më shumë, andaj edhe nuk patën raste të mira shënimi.

Me pikën e fituar, Feronikli ’74 është më afër për t’i ikur barazhit, ku po lufton kokë më kokë me Gjilanin.

Pas fitores së sotme, Ballkani i ka ikur Dritës 6 pikë dhe tashmë për ekipin bardh e kaltër vetëm gjasat matematike ekzistojnë, për të mos thënë se nuk kanë gjasa fare për titullin kampion, derisa edhe Llapi u është larguar për tri pikë.

Në javën e ardhshme do të luhet kryendeshja Gjilani – Drita, derisa Feronikli ’74 e pret në shtëpi Dukagjinin./kryelajmi.com/.

You Might Also Like