Futboll

SC Gjilani i dërgon telegram ngushëllimi familjes Ajeti

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐈𝐬𝐮𝐟 𝐀𝐣𝐞𝐭𝐢𝐭
E nderuara familje Ajeti,
Me pikëllim dhe dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe punëtorit sportiv shumëvjeçar, Isuf Ajeti.
Isufi ishte njëri nga punëtorët sportiv më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh në përpilimin e rregulloreve të garave dhe disiplinore.
Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e komunitetit sportiv në vend.
Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë.
Me respekt,
Sport Club Gjilani

You Might Also Like