Libri

Si t’a largoj dhimbjen time

 

Kur ty të lëkunden themelet

Më shigjeton brenda shpirtit tim

Se rrënjët e tua

Më përkasin edhe mua

Për pak diell lus integralet e kësaj dite

E shkrihem e përhumbur

 

Çdo ditë që lind pijë nga një kupë vrerë

U shtuan edhe disa

Ah, edhe disa engjuj qiellit

Ju bashkuan sot

 

Me mëmëdhen në dridhje zgjohem e bie

Bashkë me dridhjet e shpirtit tim

E me lumin e vërshuar

Jashtë

Ah, jashtë kam dal edhe unë

Jashtë guacës sime

Në pritje

Se nesër do të qetësohet toka ime

Amë, Shqipëri.

 

Selvete Abdullahu

You Might Also Like