Futboll

Skuadra e Dardanës fillon përgatitjet

Dardanë, 12 Janar 2020-Mesditën e së dielës skuadra e Dardanës ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të edicionit garues 2019/2020.

Në grumbullimin e parë të vitit 2020, futbollistët e Dardanës stërvitjet i mbajtën tek Stadioni i Qytetit, e cila ishte pikënisje e përgatitjeve para fillimit të pjesës pranverore në Ligën e Parë të Kosovës.

Në stërvitjen e sotme ju ishin të pranishëm edhe përforcimet e reja të cilët do ti publikojmë në vijim.

Dardana përgatitjet do ti vijoj deri me datë 25 janar, kurse pas kësaj date skuadra e udhëhequr nga Sadat Pajaziti, fazën përgatitore do ta vazhdoj jashtë Kosovës.

You Might Also Like