Viti

Sokol Haliti sërish do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Vitisë

Kryesia e LDK’së ka përfunduar mbledhjen e saj, nga ku kanë zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë të komunave.

Komunat për të cilat tashmë janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Suhareka, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia dhe Vushtrria.

Në Prishtinë do të garojë Përparim Rama. Ndërsa në vend të Nexhmi Rudarit, në Podujevë do të kandidojë Ekrem Hyseni.

Në Pejë kandidat mbetët kryetari Gazmend Muhaxheri. Në Suhaerkë Ardian Shala, ndërsa në Lipjan e Fushë-Kosovë do të garojnë kryetarët aktualë Imri Ahmeti e Burim Berisha. Gjithashtu si kryetar aktual në Vushtrri do të garojë përsëri Xhafer Tahiri. E në Viti do të garojë Sokol Haliti.

Por, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk është zyrtarizuar si kandidat për kryetar. LDK ka njoftuar se në Prizren dhe Gjilan do të ketë Kuvend të Punës, e pas diskutimeve ku do të bëhen edhe do të zyrtarizohen kandidatët.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë 

Prishtinë, 9 qershor 2021 

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

You Might Also Like