Kryetari i degës së LDK-së, Sokol Haliti, që është edhe kandidat i kësaj partie për kryetar komune edhe për një mandat në vazhdën e tubimeve zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka mbajtur një tubim elektoral ku shumë qytetarë kërkuan edhe njëherë që ai të vazhdoj qeverisjen e mirë në këtë komunë dhe atë edhe katër vite të tjera.
Në këtë tubim zgjedhor pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ish ministra të legjislaturës së kaluar tani deputetë të LDK-së, në parlamentin e Kosovës. Duke folur para të tuburve të shmtë anëtarë dhe simpatizant të LDK-së vec tjerash Sokol Haliti, tha se kjo komunë deri me tani është vlerësuar dhe e shpërblyer për qeverisjen e mirë nga organizatat më të besueshme në vend.
Në këtë takim ai ka shpalosur edhe një pjesë të Platformës zgjedhore dhe strategjinë e kësaj partie për gratë duke potencuar se kjo parti është më e madhja në Viti e cila në listën zgjedhore ka përfshirë gra të kualifikuara të cilat mund të kontribuojnë për të mirën e kësaj komune. Ai shtoj se LDK-ja jo vetëm se do të fitoj në Viti, Anamoravë por edhe në nivel vendi duke shtuar se numri 47 do të jetë fitues i vetëm i cili sjellë progresin, prosperitetin dhe atë për të gjitha kategoritë dhe pa dallime. Gjatë këtij tubimi u prezantuan edhe kandidatet femra nga ky subjekt politik për asamble komunale. LDK-ja e Vitisë cilësohet se partia që ka
më së shumti gra profesioniste të cilët synojnë të hynë në Kuvendin Komunal ndër to janë: Dr. Xhilsime Qamili, Dr. Vjollca Kadolli, Valbona Haziri, Ajtene Frangu, Rufadije Rexhepi, Besjana Rexhepi, Taibe Ibrahimi, Zejnepe Osmani , Zekije Ukshini, Albiana Halili si dhe Mirlinda Xhelili. Aziz Zuka