Teatër

Të premten jepet premiera e shfaqjes “Vrapo pas gruas tënde”

Teatri i Qytetit te Gjilanit, këtë te premte, më 29 mars, me fillim nga ora 20:00, do të shfaqë premierën e komedisë “Vrapo pas gruas tënde” nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit. Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës. “Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate pranverore bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara. Shfaqja vjen premierë me 29 e 30 mars në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 20:00. Autor i komedisë “Vrapo pas gruas tënde” është Ray Cooney, ndërsa regjinë e shfaqjes e ka bërë Ekrem Sopi; Skenograf dhe kostumet: Bekim Korça; Përkthimi dhe adaptimi: Shkelzen Berisha; Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi./Klan Kosova/.

You Might Also Like