Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh, në veçanti për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Bujanocit e Kosovës Lindore, në kohën e masave anti-Covid-19 në Kosovë.
Vendimi i qeverisë për futjen e vëllezërve tanë të Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës duhet të rishikohet në mënyrë urgjente.
E falënderoj mikun tim, Nagip Arifi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e madh për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore!
Lutfi Haziri
