Gjilan

Ismajli takon kryetarin e OVL UÇK-së, diskutojnë për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta

 

Ismajli takon kryetarin e OVL UÇK-së, diskutojnë për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta

Gjilan, 10 mars 2021 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan,  Xhevdet Mehmeti.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta mes Komunës dhe OVL UÇK-së.

“Sot, në një takim miqësor, bashkë me kryetarin e OVL-së së UÇK-së, dega në Gjilan, z. Xhevdet Mehmeti, diskutuam për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes OVL-së dhe Komunës së Gjilanit. Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po luan rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e zërit përfaqësues të tyre”, ka thënë Ismajli.

You Might Also Like