Futboll

Të dy ekipet, Drita e Gjilani ndeshjet e tyre i zhvillojnë të dielën

Dy ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë të dielën, më 26 nëntor 2023 edhe atë në ora 13.

Drita që këtë të diele do të udhëtojë në Prishtinë, në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të ndeshet me Prishtinën, në ndeshjen që pritet të fillojë në ora 13.

Në këtë ndeshje Drita udhëton pas pushimit, i cili mbase do të ketë këndellur ekipin kaltër e bardhë, i cili nuk kaloi nëpër një formë në ndeshjet e fundit.

Po të dielën, por në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan, ekipi bardh e kuq i Gjilanit do të përballet me Llapin, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 13.

Drita po lufton për t’iu afruar Ballkanit që është i pari, derisa Gjilani po lufton për t’i ikur zonës së barazhit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like