Futboll

Tri mungesa të mëdha te Gjilani para ballafaqimit me Dritën

Pak ditë nda ndajnë nga kryendeshja Gjilani – Drita, në të cilën kësaj radhe do të përballen dy ekipe që mëtojnë titullin e kampionit. Ndeshja e kaluar, në të cilën Drita ishte vendase është zhvilluar në Prishtinë dhe të cilën e kishte fituar Gjilani me rezultat 2:0.

Edhe kësaj radhe pritet një derbi i zjarrtë, kurse në këtë ndeshje të dy ekipet hynë në formën e tyre më të mirë, ngase të dyja në xhiron e fundit kanë shënuar fitore, Gjilani duke e mundur Ulpianën me rezultat 2:1, derisa Drita e mundi Drenicën me rezultat 1:0.

Kësaj radhe, Gjilani në ballafaqim me Dritën nuk do të mund të llogarisë në tre lojtarë, Muhamed Useinin, Besar Musollin dhe Fiton Hajdarin.

Useini, në ndeshjen me Prishtinën ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe është dënuar me dy ndeshje moslojë. Ai nuk u paraqit ndaj Ulpianës dhe nuk do të mund të paraqitet as ndaj Dritës.

Me Ulpianën janë ndëshkuar me të verdhë edhe dy lojtarë të Gjilanit, Besar Musolli dhe Fiton Hajdari, andaj ata shkaku i kartonëve që i kishin edhe më herët nuk do të mund të paraqiten ndaj Dritës.

Mirëpo, fondi i lojtarëve te Gjilani është shtuar me rikthimin e vëllezërve afrikanë Aziz dhe Razak Keita, të cilët ishin në bankën rezervë në ndeshjen e kaluar, bile ky i fundit edhe u aktivizua në ndeshjen ndaj Ulpianës.

kryelajmi.com

Besar MUsolli
Muhamed Useini
Fiton Hajdari

You Might Also Like