Në një njoftim të Policisë Rajonale në Gjilan, thuhet se pas pranimit të një informate, Hetuesit e Krimeve të Rënda në Gjilan, duke u mbështetur edhe nga Njësit për Reagim të Shpejtë, kanë kryer një urdhër kontrolli në shtëpinë e një qytetari në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dy armë automatike të prodhimit kinez.
Oficeri i Policisë, Shaban Azizi, ka thënë se për këtë rast nuk është arrestuar askush, ngase i dyshimti nuk është takuar në shtëpi.