Viti

Vitia do të ketë kyçje në autostradë ne fshatin Gërlicë

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës Pal Lekaj e ka rikonfirmuar sot se punimet për kyçjen e Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi” do të nisin me 15 shtator të këtij viti. Në komunikimin me përfaqësuesin e Shoqërisë Civile Shyqeri Halabaku, Lekaj i ka thënë këtij të fundit se do të jemi korrekt në premtimin e dhënë ndaj qytetarëve vitias, dhe se kyçja e Vitisë do të bëhet shumë shpejt, dhe punimet për ndërtimin e saj do të nisin me 15 shtator të këtij viti.

Do theksuar se shoqëria civile së bashku me media por edhe angazhimit të institucioneve të komunës së Vitisë respektivisht kryetarit të komunës Sokol Haliti, arritën qe ta bëjnë vitin me kyçje në Gërlicë e rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe subjektet politike të kësaj komune në unifikimin e kërkesës së parashtruar kësaj ministrie. Aziz Zuka

You Might Also Like