Komuna e Vitisë, përkatësisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 pijatoreve për fermerët përfitues.
Në këtë ceremoni të pranim dorëzimit të këtyre mekanizmave bujqësor, i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ai përgëzoj fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur gjithësej 530 fermer me serra, spërkatëse, rotokosa, freza, mbjellëse misri, motokultivator e shumë pajisje të tjera me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të tokës për kulturat bujqësore.
Përndryshe, këtë vit është bërë edhe shpërndarja e mekanizmave të tjera bujqësore, fidaneve, sistemit të ujitjes pikë-pikë etj. Aziz Zuka