Bujqësi

Kryetari Hyseni viziton fermerin Mitat Rifati, i cili është njëri nga 153 përfituesit të lopëve qumështore

Kryetari Hyseni viziton fermerin Mitat Rifati, i cili është njëri nga 153 përfituesit të lopëve qumështore

Gjilan, 21 dhjetor 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, kanë vizituar fermerin Mitat Rifati në Malishevë të Epërme, i cili është njëri nga 153 përfituesit të lopëve qumështore.

Ai u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që Komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij

“Mitati është njëri nga 153 fermerët përfitues të lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, i cili tash e tutje mbarështon 4 krerë, 3 prej tyrë lopë qumështore dhe 1 viç. Ai u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij në sektorin e bujqësisë. Komuna për fermerin e ndershëm dhe meritor”, ka thënë me kërë rast kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

You Might Also Like