Futboll

Vllaznia nënshkruan me shumë lojtarë

KF Vllaznia sot ka zyrtarizuar transferimin e 3 lojtareve te ri, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me anëtarin më të ri të Superligës. Lojtarët e transferuar janë: Elbasan Thaqi nga KF Ferizaj, Alban Rexhepi nga FC Drita dhe  Shkumbim Salihu nga KF Ferizaj.

Shumë shpejt priten të zyrtarizohen edhe dy transferet e reja, Ardian Selimi dhe Labinot Shabani, të cilët kanë arritur marrëveshje me klubin mirëpo nuk kanë mundur të jenë të pranishëm gjatë publikimit të transfereve.

Klubi gjithashtu ka arritur marrëveshje edhe me dyshen afrikane, Muhamed Bangura dhe Andre Kamara qe pritet te dielën në mbrëmje të jenë në Pozheran.

Zyrtarë të KF Vllaznia kanë paralajmëruar edhe angazhime të tjera.

You Might Also Like