Futboll

Calé e Milev emra të rinj në formacionin e Gjilanit

Ballkani dhe Gjilani përballen në xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje këtë edicion dhe kanë dy fitore, derisa edhe Gjilani në dy sfida kanë vetëm një pikë.

Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon vazhdimësi të fitoreve edhe në këtë duel.

Në anën tjetër skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani kërkon të shkaktojë befasi në Suharekë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Dellova, Potoku, Limaj, Zyba, Ramadani, Gripshi, Berisha, Kryeziu.

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Shehi, Ismajli, Demiri, Ismaili, Shabani, Cale, Basa, Milev, Bilalli.

You Might Also Like