LAJME

Volejbollistet e Dritës u mbajtën më mirë në Bullgari se sa në Gjilan

Sërish kanë humbur në kuadër të Champions League, duke u mposhtur nga ekipi bullgar Marica Pllovdiv, por volejbollistet e Dritës më mirë janë mbajtur në Bullgari se sa në Gjilan. Këtë e dëshmoi edhe rezultati. Gjilanaset u mposhtën me rezultat 3 : 0, por nëse llogaritet numri i pikëve nëpër sete del se ato luajtën më mirë në Bullgari. Në setin ëe parë gjilnaset arritën të grumbullojnë 13 pikë, shumë më të mira ishin në setin e dytë, kur arritën 18 pikë, derisa në setin e tretë, gjilanaset arritën 15 pikë. Ndeshja u zhvillua në Palestrën Kollodruma në Pllovdiv, kurse ndeshja kishte filluar me një minutë heshtje në nderim të volejbollistit nga Pllovdivi Nikola Dimanov, i cili një ditë më parë kishte ndërruar jetë. Në një rast në setin e parë rezultati ishte i barabartë 5 :5, por vashat tona më pas ngecën. Në setin e dytë vashat tona qëndruan shumë mirë, kurse në të tretin Gabriela Cvetanova e Maricas arriti tre ase, kurse nuk ndalej Silvana Qausheva. Lojtaret më të mira në radhët e bullgareve ishin Cvetanova dhe Taneva, derisa te vashat tona u dalluan Adelajda Ilazi dhe amerikania Kapri Riqardson, që të dyja arritën të fitojnë nga 8 pikë.

Tashti Marica Pllovdiv do të ketë punë të vështirë, një mision të pamundur ngase do të ndeshet në Stamboll me kampionin e Turqisë, kurse Drita nuk do t’a përfundoj aventurën ndërkombëtare, ngase në një rang më të ultë të garave do të përballet me një ekip zviceran.

 

 

You Might Also Like