Futboll

Drita mbanë konferencë me gazetarë para përballjes me Drenicën

FC DRITA në prag të ndeshjes së pestë kampionale, ka mbajtur konferencë për media ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Muharrem Jashari.
Trajneri ynë, Nuhiu theksoi se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë takim, përvec Marko Simonovskit, aktivizimi i të cilit është në pikëpyetje.
“Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, përvec Simonovskit që ndjen një shqetësim dhe do të jetë i diskutueshëm aktivizimi i tij në ditën e nesërme. I gjithë grupi tjetër janë të gatshëm për këtë ndeshje. Kemi kontigjentin e lojtarëve të mjaftueshëm, ata e kanë dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara dhe cdonjëri që paraqitet bëjnë më të mirën”, ka thënë fillimisht trajneri Nuhiu.
Krytrajneri i Dritës foli për takimin e javës së pestë, ku FC DRITA udhëton në Skenderaj për ndeshjen ndaj KF Drenica
“Kemi përballë një skuadër, e cila ka startin më të mirë në këtë kampionat dhe në futboll nuk ka rastësi. Është skuadër e fortë, kanë kualitet dhe vështirë thyhet. Por, kam besim te skuadra dhe djemtë tanë, shoh motiv dhe dëshirë për të reaguar, do të mundohemi që të gjejmë mënyrën edhe pse e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por, ne i kemi mundësitë dhe kualitetet për të bërë ndeshje të mirë dhe për të marrë pse jo edhe fitoren”, theksoi Nuhiu.
Kurse, futbollisti Muharrem Jashari tha se do të japin maksimumin që FC DRITA të kthehet me rezultat pozitiv.
“Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj. Të gjithë e dijmë që KF Drenica në shtëpi është ekip i vështirë dhe luan një futboll shumë të hapur, por ne do t’i qasemi lojës si e kemi përgaditur, do të fokusohemi dhe të japim maksimumin, duke synuar të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Jashari.
Trajneri, Nuhiu u pyet edhe për kryendeshjen e mesjavës, ku DRITA barazoi në shtëpi ndaj KF Ballkanit.
“Djemtë arritën të neutralizojnë një kundërshtar si është Ballkani dhe të gjitha pikat e tyre të forta, duke mos lejuar të na rrezikojnë në vetëm një goditje standarde. Kanë qenë jashtëzakonisht të përqendruar e të koncentruar, jam i vetëdijshëm se pak kemi krijuar, por në ndeshje derbi pak të ipet hapësira dhe duhet shfrytëzuar”, përfundoi Nuhiu.
FC DRITA takohet me KF Drenica të dielën, ora 16:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/600976914461653

You Might Also Like